Sonte në orën 19:00, përpara Tempullit të Shën Savës, do të ndezin qirinj për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

Kjo ngjarje është thirrur përmes rrjetit social “Facebook”, me thirrjen “Prapë ne jemi më shumë”, raporton Insajderi.

Lideri i Iniciativës Qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është vrarë në mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:10, pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ivanoviq është akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitet 1999 dhe 2000.