Filluan seancat publike në të cilat Gjykata e Apelit debaton për ankesat e dorëzuara të katër të dyshuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë nga 27 prilli.

Gjykatësit në Gjykatën e Apelit duhet të vendosin se nëse është i arsyetuar paraburgimi i vazhduar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, të ish-drejtorit të Operës dhe baletit të Maqedonisë Igor Durllovski, si dhe ankesat e Munir Pepiq nga Agjencia për Zbulim dhe Dushko llazarov, shef për operacione speciale në MPB.

Çavkov para Këshillit gjyqësor treanëtarësh të Gjykatës së Apelit deklaroi se nga dëshmitë materiale do të shihet se ka dhënë kontribut kyç për shpëtim të jetëve të deputetëve dhe dislokim të tyre në të sigurt. Theksoi se nuk ndjehet fajtor, ndërsa rastin kundër tij e vlerësoi si absurd.

Кatër të akuzuarit janë pjesë e të paraburgosurve për dhunën në Kuvend dhe ngarkohen për vepër penale rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë.

Gjykata e Apelit, siç publikoi MIA, dje, në seancë publike i shqyrtoi edhe ankesat e Vllado Jovanovskit dhe të dyshuarve Goran Gjoshevskit, shef i sigurimit i ish-kryetarit të Kuvendit, Trajkio Veljanoski dhe Oliver Popovski nga Drejtoria e gjashtë. Vendimet për këto ankesa priten sot.

Deri te Gjykata e Apelit kanë mbërritur 16 ankesa kundër vazhdimit të paraburgimeve të të dyshuarve për rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë.

Më 27 dhjetor, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe 23 të dyshuarve ua vazhdoi paraburgimin për edhe 30 ditë, ndërsa gjashtë të tjerëve masën paraburgim shtëpiak.

Midis tyre janë edhe ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov, si dhe Boris damovski, Igor Durllovski, Bogdan Ilievski nga “Për Maqedoni të përbashkët”.