Kompania e madhe Boeing ka zbuluar një dron gjigand që është në gjendje të mbajë një ngarkesë prej 220 kg.

Gjigandi i hapësirës ajrore tha se droni mund të shërbejë si pararendës për avionët e ardhshëm autonomë të fluturimit.

Inxhinerëve të Boeing iu deshën vetëm 3 muaj për ta hartuar dhe ndërtuar thotë kompania.

Dorni përfundoi me sukses testet fillestare të fluturimit në laboratorin kërkimor të Boeing në Misuri.

“Ky mjet fluturimi ajror i ngarkesave paraqet një hap tjetër madhor në strategjinë tonë Boeing eVTOL. Ne kemi një mundësi për të ndryshuar me të vërtetë udhëtimin dhe transportin ajror,”– tha shefi i teknologjisë së lartë të Boeing, Greg Hyslop.

I fuqizuar nga një sistem elektrik elektrik shtytës, prototipi CAV është i pajisur me tetë helika që lejojnë fluturimin vertical. Është 4.57 metra e gjatë, 5.49 metra e gjerë, 1.22 metra e lartë dhe peshon 339 kilogramë.

Boeing nuk ka ofruar detaje të tjera rreth fluturimit, të tilla si kohëzgjatja e testimit ose kapaciteti i baterive të CAV./OraNews/