Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare kirurgu hero Rick Jolly.

Ish-pjesëtarë i marinës Mbretërore britanike, ai njihet si kirurgu që i shpëtoi jetën forcave britanike dhe argjentinase gjatë luftimeve për kontrollin e ishujve Falklands.

Rick Jolly krijoi një spital në një njësi të braktisur në gjirin Ajax dhe i erdhi në ndihmë ushtarëve të plagosur të të dy kampeve.

Ai është nderuar për punën e tij si nga Britania ashtu edhe nga Argjentina.

Lufta mes Argjentinës dhe Britanisë për kontrollin e ishujve Falklands u zhvillua nga prilli deri në qershorin e vitit 1982 me dorëzimin e ishujve nga Argjentina.