Policia e Brazilit thotë se të paktën 9 të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në burg në shtetin e Goias.
Autoritetet thonë se përleshjet nisën kur një grup i armatosur uzurpuan një zonë të kontrolluar nga banda rivale. Një prej viktimave u është prerë koka.
Pas përplasjes me armë, më shumë se 100 anëtarë të dy bandave kanë arritur të arratisen.
Përleshjet janë të zakonshme në burgjet e Brazilit të cilat janë të mbipopulluara. përleshjet nisën pasditën e 31 dhjetorit 2017.
Bandat rivale u përleshën, thyen barrierat dhe arritën të largoheshin. Policia thotë se ka arritur të shtypë rebelimin dhe të rimarrë kontrollin e burgut.