Napoli ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ajaxit për transferimin e gjermanit, Amir Younes.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare dhe do të përfitojë nga 1.5 milionë euro në sezon.

Në dyshim ka mbetur vetëm nëse ai do të transferohet gjatë janarit për pak para, ose gjatë verës së ardhshme si lojtar i lirë, kur edhe skadon kontrata e tij me holandezët.