Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se zbardhja e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, është domosdoshmëri e kohës.

“Enver Maloku jetoi e veproi me nder, me përkushtim dhe me vendosmëri të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 19 vjet më parë Enveri u vra pabesisht, por kontributi i tij kolosal për Republikën e Kosovës do të përkujtohet përherë”, ka thënë Mustafa.

“Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve të tjera politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës”, ka shtuar ai.

“Lavdi jetës dhe veprës kombëtare të Enver Malokut!’, ka shkruar Mustafa në Facebook.