Derisa partitë shqiptare janë bërë pikë e pese dhe po përballen me shumë probleme, LSDM-ja e kryeministrin Zaev ndihet komode dhe e relaksuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Madje, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka shijuar turnirin në futboll të organizuar për nderë të dëshmorit Mirsad Avduli në  Haraçinë.

Në stilin e Ibrahimoviçit ai ka kontribuar që ekipi i tij të siguroj pjesëmarrjen në gjysëm finalen e këtij turniri.

Në anën tjetër, liderët e partive shqiptare vazhdojnë të kacafyten duke ulen peshën e tyre në skenën politike në Maqedoni.

Si pasoj e përplasjeve, shqiptarët kanë humbur pozicionet në qeveri, ndërsa Lëvizja BESA është përcarë si mos më keq.