Motra e akuzon Meghan Marklen: Sa i shpenzon 75 mijë dollarë për një fustan, ndihmoje babanë tendë të falimentuar.

Samantha Grant, gjysmëmotra e Meghan Markle, pohon se fejuara e Princit Harryt nuk po bën sa duhet për ta ndihmuar të atin, Thomas, i cili ka falimentuar.

Që kur mori vesh se Meghan Markle është e dashura më e re e Princit Harry, tregime të ndryshme mediatike kanë dalë rreth familjes së aktores.

Përveç babait të saj, me të cilin Meghan nuk ka marrëdhënie të mirë ose më saktë marrëdhënie të ngatërruar, Grant akuzoi anëtaren e ardhshme të familjes mbretërore. Ajo e dënoi mungesën e interesit për ta ndihmuar të atin, që kishte mbetur pa para.

“Nëse ju mund të shpenzoni 75 mijë dollarë për një fustan, atëherë më mirë do ishte t’i shpenzoni ato duke e ndihmuar babanë tuaj”, tha Grant me zemërim.

Mediat spekuluan se, nëse Meghan do të vazhdonte traditën dhe do të lejonte babanë ta luante rolin në martesën e saj.

Samantha zbuloi në një intervistë televizive, se babai i saj do të marrë pjesë në martesë “Sigurisht që do të vijë, vetëm rrëzimi e aeroplanit mund ta ndalojë atë”.