Këngëtarja dhe bukuroshja Morena Taraku duket se është e dhënë shumë pas borës, sidomos për festat e fundvitit

Pikërisht një foto të këtillë ajo ka vendosur që ta postojë nëpër rrjetet sociale, edhe pse ky Vit i Ri erdhi pa të reshura të borës së bardhë.

Madje, edhe temperaturat gjatë ditës shkon deri në +10 gradë Celsius.

Por, Morena e do borën dhe si me qëllim ka postuar në instastory një foto për urimin e vitit të ri me borë e ku bukuroshja natyrisht duket seksi në veshje të zeza.

Për Morenën Viti 2017 ishte një vit pa shumë risi. Ajo ende e mban private jetën e saj për media dhe nuk tregon nëse është e dashuruar apo jo, kurse në muzikë ka vazhduar me ritmin e njëjtë, pa ndonjë sukses domethënës pos që në disa këngë ka zgjedhur të jetë në tekst më agresive se vitet e tjera.