Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen i sillet përreth një anije në të cilën gjendeshin një familje në një udhëtim peshkimi, para se të “kapej” për karremin e tyre.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ju mund të shihni peshkaqenin e madh rreth 5 metra, ndërsa familja e shikon me frikë.

Peshkaqeni pastaj i afrohet shumë anijes, në pamjet që vërtet ndjellin frikë.

“Është më i madh se anija”, dëgjohet një grua duke bërtitur.

Peshkaqeni pastaj rrethon anijen para se të vendosë për të notuar, duke tundur bishtin e madh në proces. /Telegrafi/