Paris Saint Germmain di të fitojë edhe pa Neymar. Në mungesë “yllit” brazialian, që nuk u grumbullua nga Unay Emery për arsye dëmtimi, parizienët arritën gjithsesi të merrnin tri pikët e radhës në transfertë me Nantes, skuadër që drejtohet nga Claudio Ranieri.

Goli që vendosi fituesin e “Stade de la Beaujoire” u shënua nga Angel Di Maria që në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë Nantes iu anulua një gol, për pozicion jashtë loje, ndërsa në minutat shtesë braziliani Diego u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.