Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka falënderuar kryeministrin Zoran Zaev për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Gazeta Lajm.

“Gjuha shqipe u be gjuhe zyrtare! U tha, u be! Felminderit kreminsitrit Zaev qe realizon premtimet per nje shoqeri te barabarte”, ka shkruar Halimi, në reagimin e parë pas miratimit të ligjit në Kuvend.

Kryetarja e Haraçinës nga radhët e LSDM-së ka premtuar disa projekte elementare dhe vitale për banorët e kësaj komune, duke filluar me ujsjellësin, kanalizimet dhe projekte tjera infrastrukturore.