Merkatoj e janarit është hapur por gjiganti italian Milani nuk pritet të bëj lëvizje të mëdha ashtu siç veproi në verën e vitit 2017, transmeton Sovrani.info.

Në mesin e shumë spekulimeve për blerje shitje të shumta, klubi kuqezi ka reaguar përmes një deklarate zyrtare:

“Nuk po fillojmë një sesion ëndrrash me blerje të mëdha, por një sesion me shumë rregullime në skuadër.  Në këtë kontekst, i cili vlen për të gjithë, objektivi kryesor i Milanos është të vazhdojmë të konsolidojmë skuadrën tonë pas ndryshimeve të njohura që ndodhën në verë.”

“Në këtë kuptim, nënshkrimi i vërtetë i madh, mbi të cilin nuk do të ketë presion, por që do të kthehet në orar, do të jetë Andrea Conti, të cilin e gjithë Milani e pret me besim të madh përpara kthimit të tij në fushë”. /Sovrani.info/

untitled