Klubi i Milanit nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, ka komentuar mbi thashethemet e fundit përsa i përket largimit të Susos në merkaton e janarit.

Pothuajse të gjitha faqet e para të gazetave italiane kanë raportuar se sulmuesi i djathtë i Milan mund të largohet gjatë janarit pas ofertave të shumta që kanë ardhur drejt tij.

Por klubi kuqezi ka sqaruar gjithçka mbi këtë çështje: “Me Suson, Milan është treguar shumë i qartë në verë. Nuk do e shesim edhe sikur të vijë një ofertë 80 milion euro”.

Spanjolli së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me klubin milanez, një operacion që u quajt shumë i rëndësishëm nga Milani për të ardhmen.

“Të gjithë lojtarët si Biglia apo Kalinic do të qëndrojnë. Kompaktë dhe të konfirmuar do të kthehemi ditën e sotme në stërvitje për të vijuar përgatitjet për ndeshjet e radhës ndaj Cagliari dhe Lazio në Kupën e Italisë,” përfundon deklarata e klubit të Milanit