TuttoSport raporton se gjiganti italian Milan është i gatshëm ta shesë blerjen e verës, Andre Silva, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Silva, 22-vjeçar, kaloi nga Porto në “San Siro” pas një marrëveshjeje në vlerë 38 milionë euro për transferimin e tij.

Por, ai ka dështuar të gjejë vend në formacionin e parë të “Kuq e zinjve”, duke u paraqitur vetëm katër herë nga fillimi, ndeshje në të cilat nuk ka arritur të shënojë gol asnjëherë në Serie A, transmeton Express.

Tuttosport raporton se Milan do të jetë i gatshëm ta shesë gjatë këtij muaji blerjen e vet të shtrenjtë verore, si dhe do t’i dëgjojë ofertat për të.

Derisa përfaqësuesi portugez ka shënuar vetëm gjashtë gola në po aq ndeshje në Evropa Ligë, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso nuk është i bindur nga ai, njëjtë siç nuk ishte as paraardhësi i tij Vincenzo Montella.