Mijëra turistë nga vendi dhe jashtë, vitin 2018 e pritën në qendrat tona më të mëdha turistike në Ohër dhe Strugë. Në mungesë të kremtimit të organizuar në ambient të hapur, në Strugë ishte hareshëm në disa objektet hoteliere dhe bar kafenetë lokale ku kishte festë të organizuar. Më të shumtë ishin mysafirët nga Shqipëria fqinje, por nuk munguan as edhe mysafirët nga Bullgaria dhe Greqia. Kishte edhe mërgimtarë tanë nga jashtë vendit.

Në Ohër viti ri u prit me dhjetë minuta fishekzjarrë në sheshin e qytetit dhe me performancën e interpretuesve vendor. U festua në të gjitha objektet hoteliere dhe restorantet lokale. Më të shumtë ishin mysafirë nga Serbia të cilët në Ohër erdhën të mënyrë të organizuar dhe me makina. Ka rreth 3000 mysafirë nga Bullgaria, rreth 1000 nga Greqia, por edhe nga vendet të tjera fqinje. Nata e Vitit të Ri në Ohër dhe Strugë ka kaluar relativisht qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ndryshe ahengu i Vitit të Ri në Ohër vazhdon edhe sot me performacën e Beni Shaqirit në ora 21 orë./alsat-m