Nëse nuk do të ekzistonte Ronaldo, nuk do të ekzistonte as debati se cili është më i miri në botë, portugezi apo argjentinasi, Lionel Messi. Flores nuk ka dyshim për sa i përket më të mirit në histori, ai është 10’tshi magjik i Barcelonës, Leo.

Trajneri i Espanyol, Quique Sanchez Flores, nuk ka dyshim se Lionel Messi është më i miri në histori të futbollit, ndërsa për Cristiano Ronaldon, që ka gjithashtu pesë “Topa të Artë”, thotë se është në mesin e 10 më të mirëve të të gjitha kohërave.

“A është Lionel Messi më i miri? Po, ai është më i miri në histori”, u shpreh Flores.

“Nuk do të hyjë në debat për lojtarët, Cristiano Ronaldo është në top 10’të, mesin e më të mirëve, por nëse nuk do të ekzistonte Ronaldo – atëherë nuk do të kishte debat se cili është më i miri në botë. Cristiano është në top 10’të dhe kaq”, u shpreh Quique Sanchez Flores.

Këto komente Flores i bëri para ndeshjes së nesërme në Copa del Rey, Espanyol takohet me Barcelonën në superformë, që ende nuk dinë për humbje këtë sezon