Copa del Rey dhe Champions League, këto janë prioritetet e Real Madridit.

Me nëntë janar, Zinedine Zidane dhe lojtarët e Real Madridit biseduan në qendrën stërvitore Valdebebas pas barazimit në stadiumin Balaidos.

Francezi foli për formën e skuadrës, gjithashtu fjalën e mori edhe Cristiano Ronaldo, që inkurajoi shokët dhe u tregoi rëndësinë e të fituarit Kupën e Mbretit.

Sipas MARCA-s, portugezi iu drejtua lojtarëve me mesazhin: “Liga e Kampionëve dhe Kupa janë prioritetet tona. Do të shkojmë për to”.

Ky diskutim nuk kreu punë tani për tani pasi dy ditë më pas, Real Madridi barazoi me Numancian në “Santiago Bernabeu” në Kupë ndërsa më pas humbi 0:1 nga Villarreali në Ligë, duke iu shuar krejtësisht shpresat për titull, pasi Reali është 19 pikë prapa Barcelonës.

Tani Reali do të përballet me Leganes në kuadër të Kupës së Mbretit në stadiumin “Butarque” të enjten, dhe sytë e Ronaldos janë në këtë trofe.

Portugezi njihet si një lojtar që punon shumë, motivues dhe asnjëherë nuk dorëzohet – këtë është duke tentuar ta transmetojë edhe te shokët në dhomat e zhveshjes për të luftuar për Championsin e Copa del Rey