Përtej shkëlqimit të fotografive, intervistave të shumta dhe pjesëmarrjes në evente të ndryshme, të qenit pjesëtare e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në botë është shumë impenjative. Këtë gjë tashmë po e provon edhe pjesëtarja më e re e familjes britanike, Meghan Markle, jeta e të cilës do të ndryshojë kryekëput 19 Majin e këtij viti pas lidhjes në kurorë me trashëgimtarin, Princ Harry.

Por, mesa duket aktorja kaliforniane ka vendosur të mos lëshojë pe dhe të kundërshtojë disa prej rregullave strike që parashikon etika e sjelljes dhe kodi i organizimit të ceremonive mbretërore të Pallatit të Kensingtonit. Sipas të përditshmes ”Daily Mail”, Meghan ka vendosur të kundërshtojë rregullat e mësipërme, të cilat jo rrallëherë u janë imponuar pjesëtarëve të tjerë nga vetë mbretëresha Elizabeta, dhe të thyejë traditën e shoqërimit në altar, duke dashur pranë vetes  mamanë Doria Ragland.

Prindërit e Meghan janë divorcuar kur ajo ishte fare e vogël dhe që nga ajo periudhë ajo është rritur larg Thomas Markle, me të cilin thuhet se ka një raport jo fort të mirë, dhe të rritet e qëndrojë pranë të ëmës. Për Meghan Markle 19 maji është dita më e lumtur e jetës dhe dëshiron ta ndajë me mamanë, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe Princ Harry.