Brad Pitt është beqari më i kërkuar në botën e Hollivudit pas ndarjes me bashkëshorten Angelina Jolie. Aktori amerikan muaj më parë është ndarë nga aktorja dhe tani është në kërkim të një dashure të re.

Ai ka zgjedhur një mënyrë të re, kur është fjala për joshjen e femrave të reja, duke anashkaluar famën, që posedon si aktor. Sipas ueb-faqes së njohur “Page Six”, 54-vjeçari shfrytëzon emrin e tij të vërtetë për të joshur femrat.

“Ai erdhi me motoçikletë, kishte syze dielli, xhaketë prej lëkure dhe xhinse. Ai filloi të fliste me një vajzë në kafene. Ishte krejtësisht i qetë dhe nuk e shfrytëzoi famën e Hollivudit”, tha pronari i lokalit.

Siç shpjegoi burimi, vajza i dha dorën aktorit duke u prezantuar si Lydia ndërsa ai u përgjigj me “Më vjen mirë, unë jam Bradley, në fakt, William”.

Kjo bëri që Lydia të hutohet dhe aktorit t’i drejtohet me fjalë se si dukej si Brad Pitt duke mos ditur se në të vërtetë po flet me yllin hollivudian.

Theksojmë se emri i vërtetë i Brad Pitt është William Bradley Pitt.