Aeroporti i mallrave në Shtip që duhet ta ndërtojë kompania turke TAV, nuk do të realizohet. Paratë të cilat kompania duhej ti investonte për ndërtimin e aeroportit do të shfrytëzohen për ndërtimin e kanalizimit. Ndërtimi i aeroportit kargo, sipas paralajmërimeve prej para disa viteve duhej të kushtojë 60 milionë euro. Deri tani kjo kompani në vend ka investuar mbi 120 milionë euro.