Për të parën herë pas tetë vitesh prezantim të Libertës, timonin e Prive sonte e mori frizeri Kaci Lleshi.

E gjithë kjo falë formulës inovative të Klan Kosovës që zëvëndësoi prezantuesit me figura të njohura publike.

Por, në Prive sonte nuk mungoi as vetë Liberta si protagoniste e  rubrikës 50 pyetje.

Si rrallëherë për jetën e saj private, prezantuesja dhe producentja shpalosi me shikuesit detaje.

Mes tjerash, ajo tha më në fund edhe fjalën e saj për Flori Mumajesin me të cilin, portalet herë e lidhin, herë e ndajnë e herë e lidhin sërish përmes shkrimeve.

Ndiqeni të plotë në videon e mëposhtme.