Mbrojtësi anësor i Interit, Davide Santon, i ka refuzuar ofertat nga Galatasaray dhe Real Betisi për të qëndruar te “Zikaltrit”.

27-vjeçarit i është kufizuar minutazhi në skuadrën e parë këtë sezon me ardhjen e Luciano Spallettit, ndërsa kontrata me Interin i skadon në qershor, transmeton Express.

Por, sipas FCInterNeës.it, edhe pse Interi mori oferta për të nga Galatasaray dhe Real Betisi, italiani i ka refuzuar ato duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

Santon ka bërë nëntë paraqitje për Interin deri tani këtë sezon.