Komiteti ekzekutiv i VMRO-së ka bërë të ditur se në seancën e parë të partisë ka dënuar përndjekjen politike nga ana e pushtetit që kryhet ndaj deputetëve, aktorëve, zyrtarëve policorë dhe personave tjerë që mëkati i vetëm i tyre ka qenë se kanë pasur guximin zëshëm të kundërshtojnë politikat antishtetërore të pushtetit aktual.

Sipas Komitetit, qëllimi është heshtja e çdo kritike dhe përhapja e frikës mes popullit dhe atyre që mendojnë ndryshe, transmeton Medial.mk.

“Sjellja e ligjit jo-kushtetues të dygjuhësisë dhe ratifikimi i marrëveshjes asimetrike me Bullgarinë me çka do të fshihet historia maqedonase janë dëshmi se politikat antishtetërore të LSDM-së e që paralajmëronte para zgjedhjeve VMRO, mbeten realitet. Këto politika e redifinojnë shtetin dhe sjellin dëme në afatgjatë që nuk do të mund të kompensohen”, thuhet në kumtesë.