Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor sot ka kryer mbikëqyrje të çrregullt të deponisë për mbeturina komunale “Drislla” në Shkup. Është vërtetuar se respektohet vendimi për ndërprerje të punës së inceleratorit – furrës speciale për djegie të mbeturinave mjekësore. Nga 1 janari 2018 deri më sot furra nuk është në funksion, ndërsa mbeturinat mjekësore që arrijnë në deponi vendosen në kontejnerë.

Këtë për mediat sot e konfirmoi zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe tha se në deponi nuk është vërejtur prani e rrezatimit, duke shtuar se në Maqedoni nga viti 2013 deri në vitin 2017 nuk kanë hyrë mbeturina mjekësore nga jashtë.

Deponia “Drislla” është vendi i vetëm në Maqedoni ku nëpërmjet të inceleratorit trajtohen mbeturina mjekësore dhe për shkak të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, nga koncesioneri i deponisë është kërkuar furnizimi me furrë të re, ndërsa deri në furnizim duhet të vendosen filtra.

Makraduli shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për gjetjen e zgjidhjes së veçantë për çështjen e mbeturinave mjekësore, pra, ato të trajtohen në vetë institucionet mjekësore, gjegjësisht në vendin ku krijohen ato mbeturina.