Qenan Aliu

Ligji për Amnisti i miratuar sot nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, nuk parasheh amnisti për kryerësit e disa veprave penale , mbase edhe për ata që kanë të shyptuar dënim me burg të përjetshëm. Megjithate, gjatë këtyre muajve Këshilli për rreforma në gjyqësorë është duke gjetur zgjidhje për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve pozitive që për ata që janë të dënuar me burg të përjetshëm të mundet të RIPËRSËRITEN procedurat. Pra, parashihet që të formohet një komision meritorë, i cili si trup do të notohet në plotësimet e ligjeve pozitive i cili komision DO TË PËRCAKTOJË DYSHIMIN ME RELEVANCË PËR LËNDËT ku janë të shyqyptuara dënim me burg të përjetshëm , ku dyshohet në montime dhe shkelje të rënda të procedurave që të njëjtat të PËRSËRITEN për RIGJYKIM dhe në bazë të provave, dëshmive dhe fakteve të vendoset drejt dhe me kredibilitet. Por, rigjykime do të ketë vetëm për lëndët për të cilat do të konstatohen shkelje të rënda procedurale dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut , mbase edhe për dyshime të montimeve në forma të ndryshme. Qeveria ka për obligim moral madje edhe parësorë që dënimet me burg të përjetshëm të sanksionuara nga regjjimi i kaluar të rishqyrtohen dhe me këtë atje ku do të konstatohen padrejtësitë dhe montimet , njerëzit prapa grilave të lihen në liri. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ata që kanë qenë pjesmarës dhe realizues në këta montime dhe shqyptime të dënimeve të përjetshme pa prova kredibile të përgjigjen para drejtësisë. Do të vazhdojmë të bëjmë trysni mediale që këta plotësime dhe ndryshime të procedohen sa ma shpejtë dhe këta RIGJYKIME të fillojnë sa më parë.