Mbi 1,8 milionë kartela pagesore shfrytëzojnë qytetarët në Maqedoni. Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve janë persona fizikë, ndërsa nga brendet më e përfaqësuar është “Viza”.

Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se gjithsej kanë lëshuar 1.862.240 kartela pagesore, nga të cila personat fizikë shfrytëzojnë 1.830.948, ndërsa personat juridikë 31.292 kartela.

Për dallim nga shifra e madhe e kartelave pagesore, gjithsej në Maqedoni ka lëshuar kartela për blerje në internet 19.348, nga të cilat të personave fizikë janë 19.300, ndërsa 48 të personave juridikë.

Nga gjithsej kartelat e lëshuara, kreditore janë 372.413 nga të cilat 362.591 janë të personave fizikë , ndërsa 9.532 janë të personave juridikë. Funksion debitor kanë 1.442.072 kartela.

Më shumë nga kartelat e lëshuara janë të brendit “Viza” 1.096.707, të “Masterkard” bëjnë pjesë 667.907 kartela dhe brendet tjera janë të përfaqësuara me 78.278 kartela.