Blerja e dytë e Barcelonës gjatë merkatos dimërore, qendërmbrojtësi Yerry Mina, ka mbërritur në Barcelonë pasditen e sotme.

Ai ka udhëtuar bashkë me xhaxhain dhe përfaqësuesin e vet, Jair Mina.

“Nga Guachene drejt botës! Yerry Mina dhe përfaqësuesi i tij, Jair Mina, tashmë po fluturojnë drejt Barcelonës”, ka shkruar Mi Seleccion në Twitter.

Lajmi për mbërritjen e tyre është konfirmuar edhe nga “Radio Caracol”.

Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2023.

“Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yerry Mina për 11.8 milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh dhe është blerja e dytë pas Philippe Coutinhos.

Image