Këngëtari i njohur me origjinë nga Mali i Zi, Albert Stanaj është ndër artistët më të njohur botërorë për projektet plot romanticitet.

Shpesh herë shfaqet nën praninë e artistëve me famë botërore si Jay Z apo Drake. Shumë prej ndjekësve të tij janë të gjinisë femërore që e pëlqejnë prej teksteve në këngë si dhe ëmbëlsisë që ka në fytyrë.

Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai i jep këshillë djemve në lidhje me femrat.

“Çuna, ndiqni këto dy hapa. 1.Mësoni si të gatuani. 2.Mësoni si të këndoni. Do shihni rezultatin nën çarçafë,” – shkruajti 23-vjeçari.