Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 30-të në të cilën në rend dite, mes tjerash, janë ratifikimi i marrëveshjes me Bullgarinë, ligjet reformuese për ndjekje të komunikimeve, ndryshimet e ligjeve për administratë, ligji për amnisti, gjithsej 37 pika në rend dite.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk do të marrin pjesë edhe më tej në punën e Parlamentit. Koordinuesi i deputetëve Vllatko Gjorçev për MIA-n konfirmoi se ata mbesin në qëndrimin për mospjesëmarrje në punën e Parlamentit.

Në rend dite të seancës së 30-të janë Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës për punë gjatë natës, 1990 (S 171), Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së RM-së dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për qarkullim të rregullt ajror midis dhe jashtë territoreve të tyre, Propozim ligji për ratifikimin e Konventës për organizata të punonjësve ruralë 1975 (S 141).

Vijojnë dy ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, Propozim ligji për Agjenci operative-teknike, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për informacione të klasifikuara, Propozim ligji për ndjekje të komunikimeve, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për komunikimet elektronike, plotësime të Ligjit për prokurori publike, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim të prokurorisë publike, plotësime të Ligjit për gjykatat, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedurë penale, të gjitha në lexim të parë.

Mes tjerash në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për inspektimin administrativ, të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të Ligjit për formimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, të Ligjit për formimin e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse, të Ligjit për materiale të arkivave dhe Propozim-ligji për amnisti, të gjitha në lexim të dytë.

Në Kuvend sot do të mbahen seanca të komisioneve për çështje evropiane dhe për kulturë dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në Komisionin për çështje evropiane, ambasadori bullgar në Maqedoni Ivan Petkov do ta prezantojë programin dhe prioritetet e kryesisë bullgare të BE-së, përderisa në Komisionin për kulturë në rend dite është Propozim-ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për artist kombëtar të RM-së, në lexim të dytë