Dy emrat e njohur të televizionit Klan , Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të sjellin dy produksione të reja në këtë ekran.

Ato do të sjellin “Në kurthin e Piter Pan” dhe “Ferma”.

Ndërsa për spektaklin me fëmijë që do të nisë në shkurt, audicionet kanë nisur që vjet, për “Fermën” të dhënat e para i k abërë të ditura revista Class.

Programi “Ferma” do të jetë me personazhe të njohur, provojnë veten duke jetuar si në një fermë, do të nisë në prill dhe do të shfaqet të dielave në mbrëmje. Edhe ai, si “Në kurthin e Piter Pan”, që do të transmetohet të hënën, do të prezantohet nga Alketa Vejsiu, e cila për disa javë do të drejtojë njëkohësisht të dy spektaklet, duke qenë në ekran dy mbrëmje rresht

Ndërkohë ditën e djeshme lajmi që pushtoi portalet ishte pikërisht rikthimi i moderatores Marina Vjollca në moderimin e “Fermës”. Mbetet për t’u parë se si do të vijojnë dinamikat në programet e reja në ekranin e Tv Klan.