Ka qenë një vit mjaft i bukur për moderatoren bukuroshe Marina Vjollca.

Në shtator kurorëzoi historinë e dashurisë me reperin kosovar Getoar Selimi dhe po në vjeshtë nisi një format të ri televiziv për të në Tv Klan.

Por mesa duket ditët e para të vitit bukuroshja e ekranit ka vendosur t’i kalojë në Prishtinë pranë njerëzve të bashkëshortit.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet një ushqim karakteristik i Kosovës siç është flija krahas saj shkruan: “Ushqimi me i mire ne Kosove- FLI,”-përfundon bukuroshja.

Që para se të lidheshin në martesë Geti dhe Marina kanë përzgjedhur Tiranën si vendin ku ata janë duke jetuar aktualisht.