Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Maqedonisë është votuar Ligji për amnesti që bën uljen e dënimeve për të dënuarit.

Me këtë ligj, nga burgu do të lirohen të dënuar të cilëve u janë shqiptuar gjashtë muaj burg, kurse ata që janë dënuar me më shumë se gjashtë muaj burg, lirohen 30% nga dënimi i përgjithshëm.

Amnestia nuk përfshin të dënuarit me burg të përjetshëm, për vrasje, përdhunim, pedofili, terrorizëm, vepra penale kundër shtetit, kundër rendit dhe qetësisë publike, vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtu, nuk përfshihen në amnesti të dënuarit pas 20 shtatorit të vitit të kaluar. Me dispozitë të veçantë, në amnesti nuk përfshihen ata për të cilët është shpallur fletarrest.

Javorja Fokus njofton se rreth 670 të burgosur do të përfitojnë nga kjo amnesti, kurse 3097 të tjerë do të kenë ulje dënimi për 30%.