Tregtarët në Maqedoni nuk do të fiskalizohen deri në hyrjen e vendit në BE, kurse regjistrimi i firmës nuk do të bëhet në Regjistrin qendror, por do të jepen liçenca nga ana e Odës së Tregtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parashihet me Ligjin e ri për tregti në tregun e gjelbërt, i miratuar në seancën e 13-të të Kuvendit të Maqedonisë.

SIpas Ekrem Dolek, kryetar i Odës së Tregtarëve, të kënaqur me ligjin janë tregtarët dhe e ka falënderuar Qeverinë, kryebashkiakun e Shkupit dhe deputetët Artan Grubi dhe Goran Milevski.

Sipas tij, ligji do të zgjidh problemi edhe me tregtarët ilegalë, dhe nëse nuk do të liçencohen, atëherë do të gjobiten.