Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i shqyrton dhe i dërgoi në lexim të mëtutjeshme ndryshimet e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, ligjin për inspektim të punës, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë dhe ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, të gjitha në lexim të parë, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, si propozuese e ligjit, tha se për të gjitha ligjet ndryshimet kanë të bëjnë në shtimin e ARTIS, si test për kontrollim të diturisë nga gjuhët e huaja, si certifikatë ndërkombëtare relevante.

“Shfuqizohet testimi psikologjik si kusht për identifikimin e gjendjes psikologjike dhe mundësia për punësim në vend të caktuar të punës, pasi që në Maqedoni ende nuk ekzistojnë agjenci, por as teste të standardizuara që mundet në çdo vend pune ta konstatojnë gjendjen. Dhe për atë vlerësojnë se duhet të shfuqizohet”, deklaroi Carovska.

Komisioni e ka mbaruar diskutimin e amendamenteve për propozim ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar dhe e dorëzoi në procedurë të mëtutjeshme.

Për propozim-ligjin është dorëzuar një amendament nga deputeta Sonja Mirakovska dhe Jagoda Shahpaska, i cili pastaj u tërhoq.