Sipas mediave britanike, Sanchez tashmë është i Manchester United – zyrtarizimi do të vije gjatë ditës së hëne. Raportohet se Sanchez do të fitojë 18 milionë funte në sezon te Djajtë e Kuq.

Është numri një i “The Independent”, Miguel Delaney, që ka dhënë lajmin se Manchester United do ta zyrtarizojë transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali gjatë ditës së sotme.

Sanchez zgjodhi Djajtë e Kuq për shkak se ofruan më shumë para, thotë Delaney, pasi kiliani do të fitojë së paku 20 milionë euro në sezon, ndërsa edhe oferta për Arsenalin ishte më e kënaqshme se ajo e Manchester City.

29 vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga sezoni 2014/15. Ai ka bërë 165 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë, duke realizuar 80 gola.