Një postim i fundit i ish deputetes demokrate ka zbuluar një sekret të sajin që nuk e dinim.

Majlinda Bregu i ka ‘fobi’ qentë. Por kjo foto e saj krah një qenusheje i ka habitur dhe motrat e saj, të cilat nuk e kanë pritur këtë afrimitet të saj me qentë.

Ornela Bregu, moderatorja e njohur që tashmë jeton në Spanjë e ka cilësuar ‘revolucion’ këtë ndryshim të motrës së saj.

Ish deputetja ka sqaruar se qeni që shohim në foto nuk është i saj, pasi ajo nuk ka një të tillë.

Kohët e fundit Bregu është shfaqur shpesh në rrjetet sociale dhe dukhet thë që është mjaft në formë.