Lori Hoxha është një nga vajzat më të pëlqyera për shkak të pamjes së saj fizike dhe veshjeve plot stil. Por kurioziteti sigurisht është i madh edhe për jetën e saj private. Edhe pse Lori ka ruajtur një profil të ulët mediatik, së fundmi është shfaqur në emisionin e Bora Zemanit ‘Guximtarët’. E pyetur nga kjo e fundit për planet e së ardhmes, Lori ka zbuluar se shumë shpejt mund të vijë në ekran me një program të sajin.

“Po mendoj për një program, format që ta shpik komplet unë, që se kam parë diku tjetër në televizione, të jem autore”, u shpreh Lori. Na mbetet të presim deri atëherë, por me siguri vetëm për të parë gjëra të bukura, ashtu siç vetëm Lori di të sjellë.