Në “Voburn safari park”, që ndodhet në 80 kilometra nga Londra, mëngjesin e sotëm shpërtheu zjarr i fuqishëm, me ç’rast humbën jetën 13 majmunë.

Zjarri i ka përfshirë shtëpizat ku kanë qenë të vendosur majmunët, zjarrfikësit kanë tentuar që ta shuajnë zjarrin, por nuk i kanë shpëtuar kafshët.

Kafshët e tjera nuk janë lënduar. Ende nuk është konfirmuar arsyeja për zjarrin.