Chamberlain dhe Salah janë vlerësuar si më të mirët në supersfidën që u zhvillua në Anfield, ku triumfoi Liverpooli kundër Man City 4:3.

Pas 23 xhirove, Manchester City ka pësuar humbjen e parë në Premierligë. Atë ia shkaktoi Liverpooli, duke e shkatërruar në “Anfield”. Ekipi i Jurgen Klopp e mposhti 4:3 atë të Pep Guardiolas, shkruan Gazeta Express.

Alex Oxlade-Chamberlain dhe Mohamed Salah shkëlqyen për ekipin e Jurgen Klopp, duke u vlerësuar si më të mirët edhe të ndeshjes në përgjithësi, me notat 8/6.

Kurse për ekipin e Pep Guardiolas u dallua Ilkay Guendogan, që shënoi golin e fundit dhe për rezultatin përfundimtar, 4:3.