Ligji për ndjekjen e komunikimeve respektivisht përgjimit kaloi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Deputetët, anëtarë të këtij komisioni nuk debatuan fare për këtë temë, vetëm i dhanë dritë jeshile propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme.

Ministri Oliver Spasovski theksoi se përgjimi i paligjshëm doemos duhet të mos përsëritet më asnjëherë. Ai vlerëson se prandaj ka nevojë për një tekst të ri ligjor. Me ndryshimet e propozuara ligjore, komisioni i kuvendit ka mundësi që në çdo kohë të shkojë të bëjë kontroll të ndjekjes së komunikimeve, nëse vlerëson se ka gjasa që të ketë përgjim të paligjshëm. Prandaj komisioni do ketë mundësi të angazhojë edhe ekspert për asistencë teknike gjatë kontrollit të procesit të përgjimit.

Deputetët e LSDM së shprehën keqardhje për mungesën e deputetëve të opozitës në këtë debat.

“I bëj thirrje opozitës parlamentare që të marrë pjesë në debatin për këto ndryshime pasi këto janë ndryshime historik që duhet të marin miratimin e të gjithëve. Nuk duhet vepruar me emocione por me kokë”, tha Spasovski, para deputetëve.

Goran Misovski po ashtu shpreh keqardhje për mungesën e opozitës.

“Më vjen keq që opozita nuk është në Kuvend, tani që sillen këto ligje. Pavarësisht arsyeve të tyre. Edhe ne dikurë kemi bojkotuar prandaj nuk i gjykoj por do ishte mirë të jenë këtu”

Misovski tha se i vjen turp nga Raporti i Pribesë, në të cilin kritikohet përgjimi masiv në të kaluarën.

Kryetarja e komisionit Frosina Remenski po ashtu përshëndeti ndryshimet ligjore me të cilat Kuvendi do të ketë më shumë kompetenca për kontroll. Ajo përshëndeti edhe procedurën për parashtrimin e kërkesë për përgjim. Me çka organet që kanë kompetenca për të bërë kërkesë për përgjim, do kenë procedura më të lehtësuara.

Kompanitë telefonikë obligohen të ruajnë sigurinë e rrjetit dhe në qoftë se u shesin personave të pa autorizuar pajisje për pëegjim, pa dijen e MPB së ato do të gjobiten me 10% të fitimit të tyre vjetor ndërsa nëse person fizik prodhon dhe shet pajisje të tilla të përgjimit, do të gjobiten deri në 5 mijë euro. /SHENJA/