Lëvizja Besa në Tetovë po hap një kapitull të ri, dhe me këto zyra të reja, BESA po hap një shteg të ri të lëvizjes politike në qytetin e Tetovës, pas mospajtimeve që ndodhën kohë më parë. Këta nuk janë zyra të një klani rajoni apo fshati por, janë zyrat e BESAs në qytetin e Tetovës, kështu ka deklaruar sot ushtruesi i detyrës kryetar i Lëvizjes BESA deri në kongresin e radhës, Nexhbedin Kahremani, gjatë ceremonialit të hapjes së zyrave të reja të Lëvizjes për qytetin e Tetovës.

Kahrimani më tej ka kërkuar nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes BESA që të harrojnë të shkuarën dhe të shohin përpara, ndërkohë që ka theksuar se, ajo ku duhet fokusuar tani janë zgjedhjet e brendshme, organizimi i kongresit dhe kështu me radhë. I pyetur nëse ende ka kërcënime nga dikush, Kahrimani u përgjigj se nuk ka pasur më kërcënime.

“Ajo që dua të ndaj me ju është kapitulli i ri që hap BESA në Tetovë, ndonëse simbolikisht, por, me këta zyra BESA sot në Tetovë hap një shteg të ri të historisë politike në Tetovë, këta nuk janë zyra të një klani apo rajoni apo fshati por, janë zyrat e BESËS. Në këtë kontekst do doja të kërkoj nga ju që, tash e tutje mos të merremi me atë që i takon të kaluarës, por të fokusohemi në punët që na presin. Për këtë, sonte pati mbledhje kryesia qendrore ku u përcaktuan kontrurat e aktiviteteve për kongresin e lëvizjes BEA dhe jam i bindur se këto ditë gjithë do jemi në lëvizje për ta vënë në lëvizje edhe vullnetin tonë për interesat e përgjithshme të popullit tonë”, tha Nexhbedin Kahremani. UD Kryetar i Lëvizjes BESA.