Në jemi disa qytetarë të Tetovës, lagjes së doktor Nexhbedin Kahremanit. Këtë letër e drejtojmë tek Bilal Kasami që organizoi protesta para ambulantes private të doktorit.

Atë ditë për ne ishte shumë keq kur pamë njerëz që vijnë në lagjen tonë dhe uniforma të policisë, që shkaktoi frikë tek ne dhe fëmijët tonë.

Po ju drejtohemi juve Bilal Kasami, si organizatorë të atyre personave që erdhën aty , pse i detyruat ata të rinj të vijnë në lagjen tonë dhe nga ana tjetër policinë ? A do vini të kërkoni sërish vota, me ndonjë parti tjetër tek ne ? A s’keni mbare të drejtoheni tek doktor Nexhbedini në pronë private për interesa tujat personale dhe të ketë polici me na friku edhe fëmijët tanë?

A të vijmë edhe ne para shtëpisë tënde pse humbe zgjedhjet në Tetovë dhe të kërkojmë të largohesh krejt nga politika dhe mos dalësh më në skenë se të votuam për hatër të Nexhbedin Kahremanit për kryetar komune dhe ti humbe dhe na erdhe në lagje të krijosh klimë të frikës ?
A ke nis me sulmu me nivel kaq të ulet lagjen tonë në Tetovë dhe kojshitë tonë t’ju krijosh treme ?

A ke nis kundër doktorit këtë fushatë, ku doktori ka reputacion te ne kur ty s’të kemi njohtë kush ije ? Ty të bëni të njohtun Besa te ne, a doktori para se taj mos ekzistu njifet te ne ? Kur doktori ka kontribu për ne në lagjen tonë , taj ste kemi njoft o Bilal , që sot po na frikëson ? Ne Besën e kemi votu për hatër të doktorit Bilal, ne kojshin dhe miqtë tonë si lëmë në baltë.

Ne i besuam doktorit kur na tha ta votojmë Besën, dhe për hatër të doktorit do e votojmë. Po ti, me çfarë partia tash do vish të kërkosh vota në lagjen tonë ? Doktori kur ka kontribuar në vitin 2001 me ambulancën e vet kur e ka pas ne Reçicë t’vogël duke lënë të cel për ushtarët e UÇK-së, taj Bilal s’të kanë njoft në anën tonë se ekziston. Bilal , si namazli që je, mos i hyn në hak njerëzve të drejtë, se njeriut të drejtë kur i bëhet padrejtësi dhe zullum , lutja e atij pranohet pa pengesa, ti po e bën këtë ndaj nesh kur na sjell njerëz të panjfshëm për ne në lagje.

Ne do ta përkrahim doktorin me krejt cka kemi. Nëse edhe njëher bëni kshu punë, na tregoni që të dalim edhe ne, se spo ju frikohemi o Bilal. Skeni të drejtë të kërkoni asgjë nga doktori, se nga reputacioni doktorit në Tetovë, që kur ka pas reputacion në Tetovë, ty Bilal stë ka njoft as lagja jote, që se dimë a ke fitu a ke humb në lagjen tënde, ka marrë vota doktori. Në të jetë hera e fundit që përmes dhunës po don me kalu në lagjen tonë.

Në lagjen tonë,ka “kosovar”, ka “kasabalih ” ka edhe “malsorë”, ne po duam t’a mbajmë unitetin pa probleme, jo polici me na sjell këtu për interesa të ngushta pse don ti të bëhesh kryetar apo don doktori. Këtë s’na ka bë as Ali Ameti e as Menduh Thaci.

Me respekt
Disa banor të lagjes së Teteksit – Tetovë