Me këpucët njësoj, Ledioni ka nxituar të postojë në rrjetet sociale foton krahë Londonit, duke treguar se edhe pse vetëm një vjeç, i biri mundet fare mirë të jetë po aq ‘in’ sa një i rritur. Me dizenjon bardh e zi, London duket se e konkuron pa frikë moderatorin, duke lënë kështu vend për pyetjen:

“Kujt i shkojnë më shumë?” Në të vërtetë, është një nga ato rastet tipike ‘matchy-matchy’, edhe pse të tilla imazhe i kemi parë më shpesh mes nënave dhe vajzave të tyre të vogla. Nga ana tjetër, ky kombinim babë e bir, duhet të shihet më shpesh në rrugë, por edhe në imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

Me gjithë atmosferën tipike prej tendencash të fundit përreth, diçka është e sigurt: London do të rrëmbejë shumë shpejtë vëmendjen e publikut si fashionisti më i vogël në kryeqytet. Duket që tani…!