“Lavanja” ishte një nga personazhet më të pëlqyer të serialit “Si ta quaj këtë dashuri”, sidomos pasi ajo u bë mikeshë me “Kushin” dhe ndonëse tani është larguar nga seriali ende vazhdohet të mbahet mend.

Sana Makbul së fundmi është parë me pushime në Pragë dhe Budapest. Ky udhëtim duket se i ka dhënë aktores 24-vjeçare frymëzimin për të ndryshuar look. Në një foto të postuar në Instagram Sana ka treguar pamjen e saj të re.

Ajo nuk është më brune, por i ka lyer flokët në një ngjyrë më të hapur dhe gjithashtu ka prerë baluke. Aktorja ka pyetur fansat nëse i pëlqen pamja e saj e re dhe shumica prej tyre kanë votuar me po. Juve ju pëlqeu?/revistawho

Image