Ernesto Valverde e ka pranuar se largimi i Neymar në drejtim të PSG-së ishte shumë i vështirë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde për herë të parë ka treguar se çfarë kishte ndodhur pas largimit të Neymar.

Ai e pranoi se ky ishte një moment shumë i vështirë për Barcelonën.

“Largimi i Neymar? Ne nuk e mohojmë se largimi i Neymar ishte një moment shumë i vështirë”, tha Valverde gjatë një interviste për Marca.

Ai po ashtu tregoi se fitoret ndaj Getafes dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve kanë ndihmuar shumë skuadrën e tij të kthejë vetëbesimin.