Më në fund një nga mjekët e njohur që është pjesë e klinikës ku po trajtohet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 , Majkëll Shumaker ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një lajm të mirë.

“Nuk duhet që t’i humbasim shpresat, pasi gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit. Në bazë të një studimi, 50% të rasteve, pacientet si Shumaker që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në koma e kanë rifituar ndërgjegjen dhe kanë reaguar. Ajo që duhet të bëjmë është të jemi të duruar”, ka thënë Oberman për “The Express”. Ky i fundit është një ndër neurologët më të mirë në botë.

Shumaker prej katër vitesh është në koma, pas një aksidenti që pësoi në Alpe kur po bënte ski. Kjo është deklarata e parë që një mjek i cili kuron ish-pilotin e Formula 1, flet hapur për gjendjen shëndetësore të pilotit.