Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin e vendit duke e cilësuar si personin përgjegjës për mosdhënien e amnistisë për të burgosurit e dënuar për krime të lehta apo kundravajtje penale.

Përmes një postimi në rrjetin social Berisha shkruan se Edi Rama në vend që të lironte nga burgu përmes amnistisë personat e dënuar për një zënkë apo cigare hashashi, la të lirë “çunat e krimit” dhe ata trafikantë që e ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë në kanabizimin e Shqipërisë. Ish kryeministri shkruan se kjo është pasqyra e vërtetë e fytyrës së Noriegës.

Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!

Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se ne burgjet e vendit dergjen qindra e me shume femije, te rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zenke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.

Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.

Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer