Drejtori i ri i Teatrit të Dramës, aktori Sasho Tasevski e ka lënë intervistën në gjysmë në emisionin ‘Në qendër’, emision i drejtuar nga gazetari kontrovers, Vasko Eftov, shkruan Fol.

Tasevski nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjeve të Vasko Eftovit, në pjesën ku ai ia citon statuset qe i kishte shkruar në Facebook kundër Talat Xhaferit, në kohën kur ai u zgjodh kryekuvendar. Ai në Facebook, përcjell Fol,  ka shkruar se nuk mundet një dezertor prej URM-së, ku më pas ka luftuar kundër URM-së, të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Pasi i ka dëgjuar këto citate nga gazetari Eftov, i është parashtruar pyetja sesi ka mundësi tani të jetë drejtor teatri i emëruar nga LSDM-ja, por në atë kohë ka shkruar kundër përzgjedhjes që partia e tij LSDM ka bërë për kryekuvendarin, tani, Talat Xhaferi. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes, madje ka hequr mikrofinin dhe është larguar nga emisioni, për shkak se, sipas gazetarit, ai ka përdorur standarde të dyfishta. Ndiqeni videon në vijim.